Saturday , April 21 2018

Si të gatuani pite fshati me djathë të bardhë

Pitet janë një gatim tipik i vendit tonë.

Të ngjashme me petullat por më të shijshme dhe më krokante, pitet janë ideale për çdo ditë.

Mëngjesi juaj dhe i fëmijëve tuaj do të jetë një dashuri me ndihmën e këtij ushqimi.

Përbërësit:

300 gr miell

100 ml kos

Vaj ulliri

Kripë

Sodë buke

1 filxhan çaji ujë i vakët

Përgatitja:

Në një tas shtoni të gjithë përbërësit me rradhë, miellin, kosin, vajin e ullirit, kripën, sodën dhe ujin e vakët.
Përzieni me duar derisa brumi të bëhet gati. Brumi duhet të jetë i ngjeshur.

Lëreni brumin për 30 minuta dhe më pas hapeni me duar duke i dhënë formën që ju dëshironi.
Hidhni vaj të bollshëm në një tigan dhe kur vaji të jetë nxehur shtoni piten.
Kthejeni nga ana tjetër me ndihmën e një piruni. Shoqërojini me djathë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: