Monday , January 22 2018

Si të kurseni energji teksa ngroheni me kondicioner

Ngrohja dhe ftohja e shtëpisë tuaj përbën pothuajse rreth 50 për qind të faturave vjetore të energjisë. Për të ruajtur energjinë teksa përdorni kondicionerin për t’u ngrohur, është e rëndësishme të ndiqni disa udhëzime.

Provoni të:

Rregulloni kondicionerin në temperaturën e duhur.

Modifikoni kondicionerin për oraret e gjumit, punës dhe pushimit.

Ndryshoni rregullisht filtrin e ngrohjes.

Në mënyrë që të ruani energji dhe të keni një ambient të ngrohtë në shtëpinë tuaj, provoni ta gradoni kondicionerin në temperaturën 20 gradë Celsius.

Filloni ta ulni kondicionerin me nga një gradë çdo javë, derisa ju të arrini një ambient të përshtatshëm. Ulja e gradimit një shkallë më pak se ajo e zakonshmja do t’ju bëjë të kurseni energji deri në 3 për qind në faturën tuaj.

Përpiquni të ndryshoni temperaturën e kondicionerit gjatë gjumit, duke e ulur atë deri në 3 gradë më pak, në varësi të nivelit tuja të rehatisë. Me disa batanije shtesë mund të flini në mënyrë të përsosur pa shpenzuar energji shtesë.

Kondicionerët e programueshëm janë një mënyrë perfekte për të kursyer energji. Vendosja e një orari ju lejon të përfitoni nga kursimet e energjisë pa pasur nevojë të bëni rregullime ditore.

Është e rëndësishme të mos përdorni të njëjtat parametra çdo ditë të javës. Ndryshoni programimin në mënyrë që të mos përdorni energji kur nuk jeni në shtëpi

Nëse mund të flini në temperaturë më të ulët, vendoseni kondicionerin në temperatura të freskëta 30 minuta para kohës së zakonshme të gjumit.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: