Wednesday , December 13 2017

Skandali/Mësuesja filmohet duke thithur kokainë në shkollë (VIDEO)

Një mësuese e gjuhës angleze në një shkollë të mesme në SHBA ëshët vënë në pranga pasi u filmua duke thithur pluhur të bardhë (kokainë) në klasë.

Samantha Cox 24-vjeçare, është nxjerrë e prangosur nga St. John në Indiana të Shteteve të Bashkuara, pasi disa nxënës i treguan videon njoftoi autoritetet.

Në videon e mëposhtme ajo shihet duke bërë vija të bardha në një fletore të cilat më pas i thith me hundë teksa po qëndronte me derë të mbyllur brenda një klase.

Edhe pse ishte e bindur që askush nuk po e sheh, Cox u filmua nga dritarja dhe akuzohej për posedim dhe konsumim të lëndëve narkotike. Megjithatë, ajo pas disa orëve është liruar pasi ka paguar kaucion prej një mijë dollarë.

Ende nuk dihet se sa gjatë kishte punuar kjo profesoreshe në këtë shkollë, ku edhe u filmua duke konsumuar kokainë. /albeu

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: