Loading...
Wednesday , May 23 2018
Loading...
Loading...

Sot ditëlindja e Elbasanasit Visarion Xhuvani.

Më 14 dhjetor 1890 u lind në Elbasan në lagjen Kala, imzot Visarion Xhuvani, i biri i Joanit dhe Efthimies.

Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa të mesmen në Shkollën Priftërore Rizari(-os) në Athinë. Kreu shkollën për Teologji ku u diplomua me gradën fetare të klerikut.

Visarion Xhuvani u dorëzua prift i komunitetit grek të Sofjes më 1919, ku shërbeu deri më 1923. Si arkimandrit dhe përfaqësues i Durrësit, Visarion Xhuvani ishte një nga pjesëmarrësit në Kongresin e Beratit, që shpalli autoqefalinë e Kishës Ortodokse të Shqipërisë. Më 3 dhjetor 1925 u dorëzua episkop në Mal të Zi, kurse më 18 shkurt 1929 u zgjodh Kryepeshkop i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë dhe, njëkohësisht, kryetar i Sinodit të Kishës. Foto: AQSh.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *