Thursday , February 22 2018

Suedia do të paguajë ata që riparojnë gjërat në vend që t’i hedhin.

Bli, përdor, hidh. Kultura jonë për t’i “hedhur gjërat që s’na duhen më” është duke e shkatërruar planetin tonë.

Depot e mbeturinave nëpër botë kanë arritur vlera alarmante, oqeanet janë mbushur plot me plehra, akullnajat po shkrihen, shkëmbinjtë nënujor po vdesin, pyjet po shkatërrohen – e gjitha kjo po ndodh për shkak të luksit të jetës moderne që po e gëzojmë sot.

Është koha që njerëzit e këtij planeti të bëjnë ndryshime drastike në jetesën e tyre – dhe Suedia është e para që ka filluar këtë rrugë.

Qeveria suedeze ka dalë me një ide gjeniale për të ndihmuar në këtë problem – përmes taksave. Qytetarët të cilët vendosin t’i rregullojnë gjërat e tyre të prishura në vend të hedhjes së tyre do të marrin zbritje tatimore, që është një lehtësim shumë i madh në këtë vend ku 60% e të ardhurave familjare shkojnë për taksa.

“Tatimi Mbi Vlerën e Shtuar” apo TVSH do të reduktohet nga 25% në 12% në riparimet profesionale të rrobave, pajisjeve shtëpiake dhe të gjitha pajisjeve të tjera në shtëpi.

Qëllimi është që të reduktohet ndotja e ambientit. Qeveria pritet që të humbë rreth 70 milionë euro në reduktim të taksave për shkak të kësaj ideje, por kjo sakrificë ia vlen që të shpëtohet ambienti.

Qëllimi kryesor është që të inkurajohen njerëzit që të blejnë gjëra me kualitet dhe t’i riparojnë ato kur të dëmtohen, në vend se të blejnë gjëra të lira që duhet të hidhen pasi prishen ose dëmtohen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: