Monday , February 19 2018

Syzet e diellit një nevojë e domosdoshme dhe në dimër

Syzet e diellit janë një ndër aksesorët më të preferuar si të femrave dhe të meshkujve dhe larmishmëria e tyre është e madhe. Po a janë të domosdoshme ato gjatë gjithë vitit apo vetëm në verë?
Këtë pyetje ja bëjnë vetes pothuajse të gjithë individët dhe për të arritur në një përgjigje ne ju japim disa këshilla që do t’ju ndihmojnë në vendosjen apo jo të tyre edhe gjatë dimrit.
Para së gjithash mbajtja e syve sipas studiuesve të përcakton si një njeri me prestigj më të lartë, është pikërisht të parit e vetes me sy më pozitiv dhe sidomos në ditët kur vetëbesimi mund të jetë i ulët syzet mendohet se e rrisin në nivele të larta atë.

 
Gjithashtu mendohet se syzet e diellit janë joshëse, sepse ato nënkuptojnë pavarësi dhe shkathtësi, të cilat janë dy aspekte të rëndësishme që e bëjnë individin më të lumtur.
Megjithatë përtej këtyre përcaktimeve mendohet se në verë është përdorimi më i madh i syzeve, për shkak edhe të rrezeve të forta të diellit, por studiuesit mendojnë se edhe stina e dimrit duhet të përfshijë shumë përdorimin e tyre.

 
Duhet të ndodh kështu, sepse gjatë stinës së dimrit era është më e ftohtë dhe e thatë gjë e cila mund të dëmtojë sytë tuaj, por me një palë syze dielli ky problem do të tejkalohet. Syzet në dimër duhet të mbahen edhe pse rrezet e diellit janë më të pakta, sepse ato janë mbrojtja më e madhe artificiale e syve tanë. Mungesa e syzeve të diellit mund të çojë jo vetëm në plakjen e shpejtë të lëkurës së ndjeshme të qepallave por edhe në dëmtime të rëndësishme në sy.

 
Ju mund të zgjidhni shumë lloje syzesh, por duhet të keni parasysh disa pika para se të bëni diçka të tillë. E para duhet të dini se sa duhet të jetë faktori mbrojtës i xhamave për sytë tuaj edhe në këtë stinë të ftohtë dhe pas kësaj të vendosni se çfarë syzesh do të blini.

 
Gjithashtu duhet të dini që një palë syze të mira dielli sipas specialistëve, janë ato që rekomandohen nga mjeku okulist. Kjo gjë, për vetë faktin se vetëm këto lloje syzesh mund të mbrojnë shumë mirë jo vetëm sytë por edhe lëkurën rreth tyre.

 
Sipas specialistëve këto syze të rekomanduara nga mjekët okulistë mbrojnë sytë tuaj nga rrezet e diellit, ato duhet të jenë të cilësisë së mirë, të kenë pastërti shikimi dhe material të njëllojtë, të mos pengojnë pamjen dhe të mos shkaktojnë deformime. Pikërisht këto pika të rëndësishme për shëndetin e syve tuaj i dinë vetëm mjekët

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: