Monday , January 22 2018

Tragjike/ Gruaja i vret 2 fëmijët ish-kampionit të Italisë (FOTO)

Një tragjedi në plot kuptimin e fjalës është ajo që i ka ndodhur ish-kampionit italian të regbisë Andrea Benatti. 39-vjeçari ka fituar kampionatin në vitin 2002 dhe është grumbulluar 5 herë në kombëtaren italiane. Dy fëmijët e tij janë vrarë nga bashkëshortja gjatë kohës që ai ndodhej në ofiçinë.

Viktimat janë djali Lorenzo 5 vjeç i cili u godit me thikë nga nëna dhe vajza Kim 2 vjeç e cila është mbytur me jastëk. Nëna më pas ka tentuar të vrasë veten, por ndodhet në gjendje të rëndë në spital. Aty i është komunikuar edhe masa e arrestit. Gruaja refuzon kurimin. Sipas medieve italiane, kohët e fundit ajo vuante nga probleme psikike. ©LAPSI.al

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: