Monday , May 28 2018
Loading...
Loading...

Tramezzani largohet nga Shqipëria, merr drejtimin e kësaj skuadre

Paolo Tramezzani nuk do të jetë më numri 2 i stafit teknik të kombëtares shqiptare. Krahu i djathtë i trajnerit Gianni De Biasi do të largohet nga kombëtarja shqiptare për të marrë drejtimin e Luganos.

Ai do të jetë trajneri i ri i skuadrës zvicerane pas largimit nga ky post i një tjetër italiani, Andrea Manzo. Skuadra e Luganos nën drejtimin e Manzo-s kishte arritur vetëm 18 pikë në 18 ndeshje të luajtura.

Lajmi është konfirmuar edhe nga mediat italiane të cilat shkruajnë se tashmë Tramezzani duhet të zgjidhë kontratën me FSHF-në. Sipas televizionit RSI, Tramezzani ishte vetëm një hap larg firmës për stolin e Luganos verën e kaluar, që kur klubi ishte në kërkim të një zëvendësuesi për Zeman.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published.