Wednesday , May 23 2018

Trendi i këtij sezoni janë baluket, ja si mund të vijnë ato

Stilimi i flokëve kërkon vëmendje dhe përkushtim nëse doni që të dukeni bukur, por nëse kërkoni dhe dëshironi që të jeni në një linjë me trendet e modës së fundit atëherë duhet të ndiqni stilimin me baluke. Ky stilim mund të vijë në forma të ndryshme, por që është shumë i pëlqyer për këtë sezon dhe këtë e vërtetojnë edhe fotogaleritë nga modelueset e ndryshme që na shfaqen çdo ditë në rrjetet sociale. Megjithatë duhet thënë që baluket mund të jenë trend më shumë për femrat e guximshme dhe për ato që dinë si t’i mbajnë apo si t’i përshtasin në flokun e tyre. Ne në këtë artikull do t’ju sjellim disa nga format e balukeve më në modë, të cilat mund të realizohen tek të gjitha femrat dhe sipas preferencave të tyre.
Ja pra cilat janë disa nga format e balukeve më në modë për këtë sezon:
Baluket e trasha dhe të shprishura, të cilat do të tregojnë një formë fytyre më të bukur, por mbi të gjitha do t’ju fusin në brendësinë e tendencave të modës së sezonit.
Baluke të prera në formë të rrumbullakët, që janë kryesisht për femrat me fytyrë dhe tipare të rregullta, sepse e gjithë prerja konsiston në nxjerrjen në pah të bukurisë natyrale. Ndodh kështu spese prerja është e rrumbullakët si para dhe mbrapa kokës, pra rrumbullaksi e plotë. Për të pasur një prerje dhe një baluke të tillë femrat duhet të kenë fytyrë të përkryer.

15578056_639181019575808_8568484892936420037_o
Baluke të lëmuara dhe të shëndritshme. Pra, jo vetëm forma por edhe ndriçimi e elasticiteti janë trendi i këtij sezoni. Kështu në këtë grup tendence futen baluket e drejta, delikate, të mëndafshta dhe më formë të rregullt. Femrat që kanë flokë të shëndritshëm dhe me shkëlqim të artë mund të realizojnë fare lehtë një baluke të tillë dhe në këtë mënyrë jo vetëm që do të ndryshojnë stilin e flokëve të tyre, por do të jenë në brendësi të tendencave të modës.
Një femër e bukur e gjen gjithmonë një pikë për ta treguar atë dhe në këtë rast mund të jetë tek stilimi i flokëve. Kështu mos nguroni të provoni stilimet më të fundit të balukeve për t’u dukur bukur dhe tërheqëse, citon elbasani plus.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *