Wednesday , May 23 2018
Republican presidential candidate, businessman Donald Trump stands during the Fox Business Network Republican presidential debate at the North Charleston Coliseum, Thursday, Jan. 14, 2016, in North Charleston, S.C. (AP Photo/Chuck Burton)

Trump shpall sot se kush do të jetë Sekretari i Shtetit i SHBA

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se do të shpallë sot emrin për postin e Sekretarit të Shtetit.

Trump, përmes postimit në Twitter, nuk tha se kush do të jetë, por media si Fox News, AP dhe Reuters raportuan se Rex Tillerson, shef ekzekutiv i korporatës së naftës Exxon Mobil, është zgjedhja e Trumpit për postin e kryediplomatit.

Këshilltarja e Trumpit, Kellyanne Conway, u ka thënë gazetarëve se përvoja e gjatë biznesore e Tillersonit, me projekte të shpimit në Rusi, e ka bërë atë “kandidat kryesor” për këtë post, shkruan rel.

“Jam i shqetësuar. Është shumë mirë e ditur se ai ka marrëdhënie shumë të ngushta me presidentin rus, Vladimir Putin”, ka thënë republikani John McCain, kryetar i Komitetit të Forcave të Armatosura të Senatit të SHBA-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *