Monday , May 28 2018
Loading...
Loading...

Ushqimet armike të zemrës

E dini që disa ushqime mund t’ju mbrojnë nga problemet e zemrës. Ato ulin nivelet e kolesterolit dhe tensionit të lartë në gjak, parandalojnë formimin e pllakës bakteriale dhe ulin inflamacionin. Por, ashtu si ju mbrojnë ka edhe ushqime që e dëmtojnë zemrën, citon elbasaniplus.

Më poshtë janë të listuar disa ushqime “armike” të zemrës, kur ato konsumohen në sasi të mëdha.

Mishi i përpunuar, që përdoret nëpër hamburger apo sullfaqe, proshutat, sallamet që kanë shumë sodium dhe konservues, shkaktojnë probleme me zemrën.

Studime të ndryshme  kanë treguar se mishi përpunuar rrit rrezikun për zhvillim të diabetit dhe kancerit të pankreasit.

Gjithashtu , picat janë një tjetër ‘armik’ i zemrës, pasi ata janë të pasura me yndyrëra të ngopura dhe përmbajnë  shumë më pak proteina se çdo mish tjetër që mund të përgatisni vetë në shtëpitë tuaja, citon elbasaniplus.

Ushqimet e skuqura, janë një tjetër ushqim që nuk i bën mirë zemrës tuaj, duke qenë se nëpër restorante apo fast-foode vajin për të skuqur mund ta përdorin disa herë, ai bëhet gjithnjë e më i ngopur.  Ky vaj bëhet i rrezikshëm për shëndetin.

Pijet e gazuara, po ashtu janë të dëmshme për zemrën. Sipas studimeve vetëm një pije e gazuar e rrit rrezikun e atakut në zemër me 20%, edhe nëse këto kalori boshe nuk shkaktojnë shtim të peshës.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published.