Saturday , April 21 2018

“Vajzat e Mjegullës” sjell Namik Doklen në Elbasan

Pas 27 vitesh në politikë dhe 8 legjislaturash në Kuvend, tërheqja e Namik Dokles nga politika aktive u cilësua surprizë.

 

Prej asaj kohe, Dokle i është përkushtuar me kohë të plotë letërsisë, pasi sic thotë, ashtu si politika, që të dyja kërkojnë pasion dhe përkushtim me kohë të plotë.

 

Dokle prezantoi në Elbasan botimet e tij “Vajzat e Mjegullës” dhe “Lulet e Skajbotës”, në një takim ku morën pjesë të zgjedhur vendorë dhe lexues të bibliotekës ‘Qemal Baholli’

 

Veterani i politikës, i shquar për qetësinë por “shpotitjet” përmes fjalës, po e përdor këtë aftësi edhe në librat e tij, pasi siç thotë: “Janë disa gjëra të cilat i mbeten njeriut, që vjen një moment që do t’i thotë dhe të mos ikë pa i thënë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: