Monday , January 22 2018

Vazhdon të mbetet i bllokuar aksi rrugor Elbasan-Tiranë (Video)

Rruga Elbasan-Tiranë vazhdon të jetë e bllokuar për shkak të masivit shkëmbor që ra të shtunën. Sipas raportimit të gazetarit të ABC News, në vendin e ngjarjes nuk po punohet me ritmet e duhura që do të mundësonte lëvizjen e mjeteve. Sipas drejtorisë së Përgjithshme të Autoritetit Rrugor, do të duhet disa ditë derisa të hapet rruga, pasi gurët dhe shkëmbi i rënë janë me përmasa të mëdha dhe kërkojnë mjete dhe ndërhyrje të specializuar. Kështu udhëtimi në drejtim të Tiranës do të vazhdojë në drejtim të rrugës së vjetër të Krrabës ose nga Durrësi. Masivi shkëmbor rreshkiti në afërsi të fshatit Mamël dhe bllokoi rrugën Elbasan-Tiranë nga tuneli i Kërrabës. Mendohet se shkak i rrëshqitjes kanë qenë reshjet e ditëve të fundit dhe ujërat nëntokësore./abcnews

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: