Wednesday , May 23 2018

Xibrrakë/ Asnjë kusht për 1000 banorë, qendra shëndetësore në gjendje të mjerueshme.

Shumë herë në media është diskutuar rreth gjendjes skandaloze të qendrave shëndetësore në vend. Përjashhtim nuk bën as qendra e fshatit Xibrrakë të Cërrikut, e cila nuk plotëson as kushtet më elementare për të ofruar shërbimin e duhur në një komunitet me më shumë se 1 000 banorë.

Në godinën e cila tashmë shërben si qender shëndetësore, por që dikur ka funksionuar si çerdhe fëmijësh, nuk është vënë dorë prej më shumë se 30 vitesh.

Banorët shprehen të revoltuar për kushtet e ofruara nga kjo qendër dhe kërkojnë më shumë vëmendje nga organet kompetente, pasi aparaturat që gjenden në këtë godinë janë të periudhës së mesjetës.

Banorët shprehen se jo të gjithë kanë mundësitë për të marrë shërbimin në qytet, sidomos të moshuarit, për të cilët udhëtimi është i vështirë, prandaj kërkohet ndërhyrja urgjente, të paktën për materialet bazë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *