Wednesday , May 23 2018

Zbulohet shkaku i zjarrit në rafinerinë e naftës Elbasan

Në rafinerinë e përpunimit të naftës në fshatin Balldren të Elbasanit, i Njësisë Administrative Papër gjatë natës së mbrëmshme ka rënë një zjarr masiv duke shkaktuar dëme materiale, dhe fatmirësisht pa të lënduar.
Shkak i zjarrit dyshohet të jetë një shkëndijë elektrike në pompën zhytëse në repartin e pastrimit të ujrave teknologjikë.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkaur shërbimet zjarrëfikëse dhe policisë, ku kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Parë në Elbasan, për ngjarje aksidentale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *